23:02 / 24.02.2023
Marcelo kthehet te Fluminense ku e nisi karrierën
Uran Krasniqi / RTKLive
Ish-mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo, është rikthyer në klubin e fëmijërisë Fluminense, duke nënshkruar një kontratë deri në fund të vitit 2024.
Tridhjetë e katër vjeçari nënshkroi për skuadrën greke Olympiacos në shtator pas largimit të tij nga Real madrid, por ndërpreu kontratën e tij javën e kaluar.
Marcelo ka bërë një njoftim në rrjetet sociale. “Kthim në vendin ku filloi gjithçka”, ka shkruar ai.
Braziliani më së shumti ka luajtur për Real Madridin, ku nga viti 2007 deri në vitin 2022 ka regjistruar 386 ndeshje.























