Goncharenko: Rusia ka nënçmuar fuqinë e lirisë dhe të popullit ukrainas
BKT
Lajme

Goncharenko: Rusia ka nënçmuar fuqinë e lirisë dhe të popullit ukrainas

M.Miftari/RTKlive

Fatkeqësisht lufta në Ukrainë ka filluar ma herët jo para një viti. Ajo ka nisur që me invadimin e Krimesë, që po bëhen gati 10 vjet, ndërkohë që invazioni i përgjithshëm ka filluar para një viti.

“Mbaj mend se ishte ora 5 e mëngjesit kur isha në një mbledhje në Parlamentin rajonal, kur më thirri gruaja e cila më tha se po dëgjon shpërthime gjithandej, shpërthime që I dëgjoja edhe në Kiev”, rikujtoi deputeti  i Ukrainës në Asamblenë e Këshillit të Evropës, Oleksi Goncharenko, në “Lajmet e fundit”, në RTK, në njëvjetorin e invadimit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Ai më tej shtoi se dita kur kishte nisur invadimi rus, ishte e qartë se ishte tejet tragjike, por po ashtu ishte një ditë historike, sepse e gjithë bota e gjeti Ukrainën në hartë të planetit dhe gjithashtu edhe vetë ukrainasit gjetën forcën për të ndalur Putinin dhe perandorinë ruse,  të cilit ia kishin frikën e gjithë bota, për të ngadhnjyer dhe për ta luftuar këtë luftë, që me siguri dhe do ta bëjmë.

“Rusia thoshte që Kievin do ta marrin për tri ditë, që tani po zgjatë më shumë se 365 ditë, dhe Rusia ishte e sigurt se tani dhe mendoj se edhe në botë kishin menduar kështu, por mendoj se ata kishin nënçmuar fuqinë e lirisë dhe fuqinë e popullit ukrainas, të cilët dinë për çfarë po luftojnë, jo si rusët, të cilët nuk dinë se për çfarë po bëjnë në tokën tonë, prandaj jemi të suksesshëm në ndaljen e Rusisë dhe do të jemi të suksesshëm në çlirimin e territoreve tona”, tha, mes tjerash, deputeti ukrainas, Goncharenko, në "Lajmet e fundit".


MË SHUME NGA Lajme