Arrestohet një person i dyshuar për dhunë në familje, sekuestrohet një armë
RTKlive
Në kuadër të veprimeve operative që po kryejn zyrtarët policor të Rajonit të Prishtinës, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, mbrëmë nga zyrtarët e stacionit policor të Lipjanit, është arrestuar një person i dyshuar për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.
Arrestimi i personi të dyshuar për veprën dhunë në familje, është realizuar në fshatin Sllovi të Lipjanit. Pjesë e intervenimit në rast ka qenë edhe kontrolli i shtëpisë ku janë gjetur dhe sekuestruar: një armë zjarri AK-47, tre karikatorë dhe 94 fishekë.
"Ndaj personit të dyshuar në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rast për veprat dhunë në familje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve. Personi i arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendër të mbajtjes", njofton Policia e Kosovës.























