09:31 / 25.02.2023
Sot fillon java e 22-të në Superligën e Kosovës, në orar dy ndeshje
Uran Krasniqi/RTKLive
Drenica do të udhëtojë drejt Malishevës sot për t’u përballur në "Liman Gegaj" me klubin vendas. Ndërsa Ferizaj do ta presë Dritën.
Të dyja këto takime nisin nga ora 13:00.
Kësisoji Sot me këto dy ndeshje fillon java e 22-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Aktualisht tabelën e kryeson Ballkani me dyzet e shtatë pikë, kurse në fund është Ferizaji me tetëmbëdhjetë pikë.























