Barça konfirmon lëndimin po nuk e di sa kohë s`kthehet Fati
BKT
Sport

Barça konfirmon lëndimin po nuk e di sa kohë s`kthehet Fati

Uran Krasniqi/RTKLive

Sulmuesi i Barcelonës, Ansu Fati, do të jetë jashtë fushës pas lëndimit të pësuar në stërvitje të premten, ka njoftuar klubi spanjoll, por pa përmendur një afat kohor për rikthimin e tij.

Ai nuk arriti ta ndihmojë skuadrën në ndeshjen e dytë të play-offit të Ligës së Evropës ndaj Manchester United, kur Barcelona u eliminua me rezultat 2-1. 

"Ansu Fati pësoi një lëndim në gjurin e majtë gjatë seancës stërvitore të pasdites. Ai është jashtë dhe rikuperimi i tij do të përcaktojë rikthimin e tij", ka thënë Barcelona në Twitter të premten.

Aktualisht Barcelona është në krye të renditjes së La Liga-s me tetë pikë më shumë se sa Real Madrid që është i dyti. Klubi katalanas të dielën do të luajë kundër Almerias.