Jahjaga takon Escobarin
Sh.Gashi / RTKlive
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është takuar me Gabriel Escobar, zëvendësndihmësin e Sekretarit të Shtetit dhe të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, me të cilin ka biseduar për marrëdhëniet Kosovë-SHBA dhe për zhvillimet në rajon.
"Z. Escobar më njoftoi në hollësi për zhvillimet në procesin e dialogut. Ai e nënvizoi që SHBA-të kanë qenë dhe do të jenë përkrahëse të fuqishme të Kosovës. E falënderova për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-ve, roli i së cilave është qenësor në të gjitha proceset e rëndësishme për vendin dhe rajonin tonë. Njëherit ritheksova domosdoshmërinë, që për hir të qëndrueshmërisë, të gjitha solucionet në dialog duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe me njohje reciproke", ka shkruar ajo në "Facebook'.























