16:17 / 25.02.2023
Muriqi shënon kundër Espanyol por Mallorca pëson humbje
Uran Krasniqi/RTKLive
Vedat Muriqi ka realizuar golin më të bukur të tij në La Liga, por megjithatë Mallorca ka humbur nga Espanyol.
Rezultati përfundimtar i takimit ka qenë 2-1 për vendasit.
Ka qenë minuta e dyzet e një kur Rodriguez ka asistuar një top të cilin me një goditje mjeshtërore nga jashtë zonës Vedat Muriqi e ka çuar topin në rrjetë.
Ky ihte goli i tij i dhjetë në La Liga këtë sezon për sulmuesin kosovar.
Aktualisht Mallorca gjendet në pozitën e tetë, kurse Espanyol gjendet në pozitën e dymbëdhjetë. Renditja tabelare kryesohet nga Barcelona.























