Spitaleve rajonale do t`u lehtësohej puna përmes sistemit digjital
Venera Adili|RTK
Sistemi i Informimit Shëndetësor vazhdon t`i sfidojë institucionet.
Ky projekt, që nuk u finalizua për vite të tëra, ka vështirësuar punën e profesionistëve shëndetësorë. Për shkak të mungesës së profileve të biokimisë e radiologjisë, spitalet rajonale kërkuan mbështetje nga QKUK-ja.
Drejtoresha e Klinikës së Radiologjisë, Shkëndije Nuza, thotë se bashkëpunimi do të ishte më i thjeshtë me një sistem digjital të integruar.
“Telemjekësia është funksionle por më e mirë do të ishte PAKS-i që është një sistem radiologjik që shërben për ruajtjen dhe leximin e imazheve kudo”, tha Shkëndije Nuza, drejtoreshë e Klinikës së Radiologjisë.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, drejtoi kritika për disa institucione shëndetësore që nuk punuan mjaftueshëm në procesin e digjitalizimit, derisa shtoi se SISH-i është prioritet i qeverisë.
“Digjitalizimi I sistemit informative shëndetësorë është prioritet I kësaj qeverie , në muajin qershor do të përfundoj studimi I fizibilitetit për sistemin informative shëndetësorë dhe më pas do të fillojnë investimet por paraprakisht janë proceset e digjitalizimit të cilat obligojnë institucionet shëndetësore që ti bëjnë por nuk I kanë bërë”, tha Arben Vitia, ministër i shëndetësisë.
“PAKSI do të ishte zgjidhje në nivel vendi, me SISH do të ishte shumë më mirë”, tha Shkëndije Nuza, drejtoreshë e Klinikës së Radiologjisë
Vitia theksoi se brenda vitit do të fillojnë me investimet, që të nisë puna me këtë sistem.























