Haxhi Krasniqi fiton kundër Timur Nikarkoev
BKT
Sport

Haxhi Krasniqi fiton kundër Timur Nikarkoev

Uran Krasniqi/RTKLive

Haxhi Krasniqi ka fituar mbrëmjen e të shtunës në Gjermani kundër rusit që jeton në Belgjikë, Timur Nikarkoev. 

Fitorja ka ardhur pas raundit të pestë pasi kundërshtari e ka dorëzuar meçin. Deri te dorëzimi ka ardhur pasi Krasniqi ka qenë më i mirë gjatë përballjes. 
Krasniqi, i cili mëton që edhe një herë ta fitoje titullin e botës në kategorinë super të mesme, deri tash ka pesëdhjetë e dy fitore e shtatë humbje. 

Fitore kanë arritur edhe boksierët e tjerë shqiptarë. 
Shefat Isufi ka fituar ndaj Hernan David Perez; Armend Xhoxhaj e ka mposhtur Zoltan Seran; Musa Avdimetaj, i njohur si James Kraft , ka triumfuar ndaj Vaclav Tojacek; Valon Ahmeti ka fituar ndaj Mamuka Abduladze; Faton Vukshinaj ka fituar ndaj Evander Rivera dhe Isuf Kelmendi ka triumfuar ndaj Lasha Kupatadzes.