09:09 / 26.02.2023
Procesi mësimor realizohet në klasa të pajisura me mjete të konkretizimit
Valbona Tahiri/ RTK
Ngarkesat në planprograme mësimore shumë herë ndikojnë në arritje jo të kënaqshme të rezultateve shkollore nga ana e nxënësve.
Për këtë mësimdhënësit klasor krijojnë lojëra të ndryshme në lëndët e arteve dhe ato sportive për nxënësit që ata të relaksohen dhe të jenë më të përqendruar në mësime, raporton RTKlive.
Për një mësimnxënie edhe më cilësore në shkollën ‘Ganimete Tërbeshi’ në Llukar mësimi zhvillohet në sistemin e kabineteve, në të cilin sistem gërshetohet mësimi teorik me atë praktik.























