Bahtiri: Çfarëdo Asociacioni që formohet do të jetë ‘tumor’ për vendin
Visar Shatrolli/ RTK
Ish-kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri ka mbajtur tubim me banorët e fshatit të tij të lindjes në fshatin Gushavc të Mitrovicës.
Në këtë formë Bahtiri dhe këta banorë të cilët jetojnë në pjesën veriore të vendit, kanë kundërshtuar formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe., raporton RTKlive.
Këtu Bahtiri tha se çfarëdo Asociacion që formohet në Republikën e Kosovës do të jetë tumor për vendin.
Sipas tij, qëllimi i serbëve është ndarja e Kosovës, ta paralizojnë shtetin dhe sovranitetin e saj.
Bahtiri po ashtu ka thënë se në asnjë formë nuk do te lejojnë themelimin e një Republika serbe të dytë.
Krejt në fund të fjalimit Bahtiri i ka bërë thirrje kryeministri Kurti që të mos lëshojë rrugë në themelimin e Asociacionit.























