15:03 / 26.02.2023
City i interesuar të përforcohet me argjentinasin Mac Allister
Uran Krasniqi/RTKLive
Manchester City është i interesuar për transferimin e yllit argjentinas të Brighton, Alexis Mac Allister.
Njëzet e katër vjeçari gjatë këtij sezoni është paraqitur në nëntëmbëdhjetë ndeshje në Premier League, duke shënuar pesë gola.
Brighton aktualisht është në vendin e tetë në tabelën e Premier League të kryesuar nga Arsenal.
Sipas "Daily Star", trajneri i Cityt, Pep Guardiola, beson se mesfushori do të ishte një përforcim i duhur për skuadrën dhe se do të ishte i gatshëm të përmbushte vlerësimin e Brighton prej 70 milionë funtesh.























