Inter befasohet Bologna
Uran Krasniqi/RTKLive
Inter ka humbur edhe më shumë hapin e ndjekjes së Napolit si kryesues i renditjes tabelare në Serie A.
Të dielën në kuadër të Javës së 24-të të Serie A skuadra e trajnerit Simone Inzaghi është mposhtur nga Bologna e cila ka luajtur në shtëpi.
Rezultati përfundimtar ka qenë 1-0. Deri tek goli është ardhur në minutën e shtatëdhjetë e gjashtë kur Riccardo Orsolini ka çuar në rrjetë një top të pranuar nga holandezi Jerdy Schouten.
Pavarësisht përpjekjeve të skuadrës nga Milano rezultati ka ngelur i njëjtë.
Në tabelën e udhëhequr nga Napoli me 65 pikë, Inter gjendet në pozitën e dytë me 47 pikë.
Javën e ardhshme Inter do të jetë nikoqir i Lecces, ndërsa Bologna udhëton në Torino ku do të ndeshet me skuadrën me të njëjtin emër.























