Inzaghi: Duhet gjetur problemi pse s`ka sukses pas ndeshjeve në Evropë
BKT
Sport

Inzaghi: Duhet gjetur problemi pse s`ka sukses pas ndeshjeve në Evropë

Uran Krasniqi/RTKLive

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka thënë se duhet gjetur arsyen pse pas ndeshjeve në garat e kupave evropiane skuadra nuk arrin të nxjerrë rezultate të mira.

Të dielën në kuadër të Javës së 24-të të Serie A skuadra e Interit është mposhtur nga Bologna e cila ka luajtur në shtëpi me rezultat minimal 1-0. Kjo ka bërë që Inter ta humbasë edhe më shumë hapin e ndjekjes së Napolit si kryesues i renditjes tabelare në Serie A. 

“Do të flitet shumë për humbjen dhe do të ketë kritika, por unë jam trajner dhe jam përgjegjës kryesor. Duhet të them se edhe nëse rezultati do të ishte ndryshe, ne nuk mund të ishim të kënaqur me pjesën tonë të parë”, ka thënë ai. "Pas Champions League shpesh kemi probleme. Duhet të analizojmë dhe të kuptojmë pse këto rënie na ndodhin pas ndeshjeve evropiane".