12:39 / 27.02.2023
Ten Hag kërkon një sulmues, Osimhen kandidat i preferuar
F.Bytyqi/RTKLive
Menaxheri i Manchester Unitedit, Erik Ten Hag është duke kërkuar një sulmues për sezonin e ardhshëm.
Tekniku holandez sipas medieve britanike, po kërkon një numër 9 për edicionin e ardhshëm.
Asi i Napolit, Victor Osimhen është kandidat i preferuar për Ten Hag. Nigeriani është duke bërë një sezon të madh me ‘napolitanët’ dhe lojtari më meritor që skuadra e Spallettit është afër titullit të kampionit në Serie A.
“Trajneri i ManUtd kërkon një numër sulmues të ri për sezonin e ardhshëm. Victor Osimhen është kandidati i preferuar”, shkruajnë mediat në ishull.























