13:22 / 27.02.2023
Partia Socialdemokrate me aksion kundër Kurtit për Asociacionin
Edina Avdiu /RTK
"Tension për Asociacion", ishte mbishkrimi në pankartën e vendosur tek objekti i Qeverisë së Kosovës.
Kreu i kësaj partie, Dardan Molliqaj tha se kryeministri Albin Kurti po shemb kauzën për te cilën ka vdekur Astrit Dehari.
"Nuk mundesh të festosh ditëlindjen e Astrit Deharit e pastaj të shkosh ta shembësh kauzën për të cilën ai ka vdekur", tha mes tjerash Molliqaj.
Aksioni u mbajt pak ore para takimit në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq.
























