Borell: Shpresoj për një qasje konstruktive nga të dy palët
BKT
Foto: Twitter Josep Borrell
Lajme

Borell: Shpresoj për një qasje konstruktive nga të dy palët

V. Thaçi / RTKlive

Shefi i BE-së, Josep Borrell, përmes një postimi në Twitter, ka deklaruar se në takimin mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, në rendin e ditës është: propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve.

"Shpresoj për një qasje konstruktive nga të dy palët", ka shkruar Borrell. Ai ka shkruar se ju ka dëshiruar mirëseardhje presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti në Bruksel për takimin e nivelit të lartë të dialogut, Kosovë - Serbi.

Ndryshe para pak minutash ka nisur takimi trepalësh në Bruksel, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i ndërmjetësuar nga shefi i BE-së, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.


MË SHUME NGA Lajme