Tuhina: Plani evropian është pranuar nga Kosova dhe Serbia |Video
Foto: RTKlive
Në Fokus

Tuhina: Plani evropian është pranuar nga Kosova dhe Serbia |Video

RTKlive

Korrespondentja e RTK-së në Bruksel, Gjeraqina Tuhina në një lidhje direkte në RTK ka vlerësuar se kryeministri i Kosovës ishte i gatshëm ta nënshkruaj këtë plan sonte, porse nuk ishte e gatshme ta bëjë këtë pala serbe.

"Kryeministri i Kosovës ka thënë se ishte i gatshëm ta nënshkruaj këtë plan sonte porse nuk ishte i gatshme ta bëjë pala serbe dhe këtë mosgatishmëri e ka konfirmuar edhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuqiç i cili vazhdon të insistoj se të gjitha diskutimet duhet të vazhdojnë por që pikënisje duhet ta kenë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë”, ka vlerësuar Tuhina.

 Si do që të jetë, korrespondentja e RTK-së thotë se nuk është natë e dështuar meqë tani ekziston një pajtim në lidhje me propozimin evropian, dhe tani mbetet ajo pjesa që gjithnjë është ditur se është më e vështira.

“Ajo është se si t’i qasen implementimit në aspekt kohorë po edhe në aspekt të modaliteteve, si do që të jetë pritet edhe një intensifikim i angazhimeve në ditët dhe javët në vijim meqë është samiti i Bashkimit Evropian që mbahet mes 23 dhe 24 marsit moment ky kur do të duhej që Prishtina dhe Beogradi të kenë një rezultat konkret, në mënyrë që në Samit të prezantohet si një e arritur më kuadër të dialogut”, ka thënë Tuhina.

Sipas saj, ka një paralajmërim nga Vuqiç se me 18 mars do të zhvillohet edhe një takim por kësaj radhe në Maqedoninë e Veriut ku shefi i diplomacisë evropiane do e vizitojë këtë shtet.

“Po në këtë datë njëkohësisht do të zhvillohet edhe e ashtuquajtura “Diplomacia fluturuese” e Miroslav Lajçakut, i cili mbase do të udhëtojë si në Prishtinë ashtu edhe në Beograd për t’i vazhduar këto diskutime, e nuk përjashtohet mundësia që në ditët në vijim të zhvillohet edhe një takim i liderëve në Bruksel”, ka thënë Tuhina.


MË SHUME NGA Në Fokus