11:41 / 28.02.2023
Kampionët e Anglisë bëjnë gati kontratën e re për Ake
F.Bytyqi/RTKLive
Prej kohësh është i lidhur me transferimin tek Chelsea, megjithatë, Nathan Ake raportohet se do të qëndrojë edhe disa sezona tek Manchester City.
Kampionët në fuqi të Anglisë, sipas medieve britanike, tashmë janë duke përgatitur kontratën e re për mbrojtësin holandez.
Verën e kaluar, Ake ishte afër kalimit tek rivalët e ‘Qytetarëve’, Chelsea, por në fund dështojë ky transferim.
Menaxheri i Cityt, Pep Guardiola llogaritë në shërbimet e holandezit të paktën edhe për sezonin e ardhshëm, kështu që shumë shpejtë pritet të zyrtarizohet rinovimi i kontratës së re mes skuadrës anglez dhe Ake.























