12:15 / 28.02.2023
Gjeniu i topit: Karrierës sime po i vjen fundi
F.Bytyqi/RTKLive
Asi i PSG-së, Lionel Messi mbrëmë rrëmbeu çmimin futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, që e ka fituar çmimin e FIFA-s “The Best 2022”, në ceremoninë e mbajtur në Paris.
Ai e fitoi këtë çmim pas një viti të jashtëzakonshëm, ku me Kombëtaren e Argjentinës arriti ta fitojë Kupën e Botës.
Ish-ylli i Barcelonës, ka paralajmëruar pensionimin nga loja e futbollit. Njeriu që ka fituar gjithë trofetë e mundshëm në botën e futbollit, thotë se karrierës së tij po i vjen fundi.
Messi ka thënë se ka fituar gjithçka dhe se nuk do të kërkonte asgjë më shumë.
“Karrierës time po i vjen fundi, dhe nuk mund të kërkoj asgjë. Atë që doja, e fitova dy muaj më parë”, ka thënë Messi, i njohur si gjeniu i futbollit.























