Angili falënderon FSK-në për mbështetje në operacionet e kërkim-shpëtimit
BKT
Lajme

Angili falënderon FSK-në për mbështetje në operacionet e kërkim-shpëtimit

F. Sertolli / RTKlive

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë, Tunç Angili, me të cilin kanë trajtuar çështje me rëndësi dypalëshe dhe ato ndërkombëtare.

Përmes një njoftimi për media, bëhet e ditur se ata po ashtu kanë biseduar për marrëdhëniet, siç i quajtën ata, shumë të mira në mes të të dy vendeve.

Me këtë rast, Ministri Mehaj ka shprehur mirënjohje për ndihmën dhe kontributin e dhënë Kosovës nga populli dhe shteti turk.

Gjithashtu, Ministri Mehaj i shprehu ngushëllime ambasadorit turk për të gjitha viktimat nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë.

Në anën tjetër ambasadori Angili falënderoi Ministrin Mehaj për mbështetjen e pakursyer të dhënë nga ana e FSK-së në operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat e prekura nga ky tërmet.

Në këtë takim u bisedua edhe për mundësitë e zgjerimit të mëtejmë të bashkëpunimit bilateral, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, ku u theksua mundësia e shtimit të mëtejmë të bashkëpunimit në fushën e arsimimit dhe trajnimeve ushtarake.


MË SHUME NGA Lajme