Juventusi është ende “mbreti” i Torinos
BKT
Sport

Juventusi është ende “mbreti” i Torinos

B. H. / RTKlive

Juventusi ka realizuar fitoren e katërt radhazi në Serie A, pasi sonte fitoi derbin e qytetit kundër Torinos, me rezultat 4:2. Pas një pauze të gjatë, Paul Pogba u rikthye në fushë dhe skuadra e Massimiliano Allegrit tregoi se mund të rikthehet nga deficiti.

Jan Caramo i dha epërsinë Torinos në minutën e dytë, por Juan Quadrado barazoi në minutën e 16-të. Torino pati epërsinë për herë të dytë pasi Antonio Sanabria shënoi në minutën e 43-të, por Danilo nuk lejoi që Juventusi të shkojë në pushim me deficit.

Në pjesën e dytë, Bremer në minutën e 71-të u kujdes për përmbysje të rezultatit, teksa Adrien Rabiot në minutën e 81-të e vulosi fitoren e bardhezinjve.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda në këtë ndeshje u inkuadrua në lojë në minutën e 74-t në vend të Ricardo Rodriguez.

Më herët gjatë mbrëmjes së sotme, Cremonese e ka befasuar Romën, duke e mposhtur 2:1.