10:11 / 01.03.2023
Felix dëshiron transferimin e përhershëm te Chelsea
F.Bytyqi/RTKLive
Joao Felix në muajin janar ishte transferuar tek Chelsea nga Atletico Madrid në formë huazimi.
Ylli portugez tashmë po e shijon qëndrimin e tij në Londër, dhe sipas medieve britanike, Felix dëshiron të bëjë transferim të përhershëm tek londinezët gjatë kësaj verë.
Pavarësisht se Chelsea assesi nuk po ia del të gjejë formën më të mirë këtë sezon të garave, megjithatë, sulmuesi portugez thuhet se po ndihet mjaft mirë në ‘Stamford Bridge’, dhe dëshiron të arrijë marrëveshje të përhershme me skuadrën angleze.
Negociatat mes Chelseas dhe Atletico Madrid për transferimin e përhershëm të Felix në Londër, mësohet se do të nisin shumë shpejtë.























