Kurti reagon pas tragjedisë në Greqi: Kosova qëndron me popullin grek
BKT
Lajme

Kurti reagon pas tragjedisë në Greqi: Kosova qëndron me popullin grek

B. H. / RTKlive

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas tragjedisë së ndodhur në Greqi, ku si pasojë e përplasjes së trenave kanë humbur jetën të paktën 36 persona.

Kreu i ekzekutivit në një postim në “Twitter” u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave. Ai ka thënë se të zgjohesh me lajmin për përplasjen e tmerrshme të trenit është një gjë që ta thyen zemrën. “...Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë dhe të plotë. Kosova qëndron me Greqinë gjatë kësaj tragjedie dhe populli i Greqisë është në mendimet dhe lutjet tona”, ka shkruar Kurti. Lidhur me tragjedinë në Greqi më herët ka shprehur ngushëllime për familjet dhe popullin grek edhe presidentja Vjosa Osmani.


MË SHUME NGA Lajme