Mateo Kovaçiç të City?
BKT
Sport

Mateo Kovaçiç të City?

F.Bytyqi/RTKLive

Manchester City mund të përfitojë nga revolucioni që pritet të ndodh gjatë kësaj verë te Chelsea.

 Kampionët në fuqi të Anglisë, sipas medieve britanike, janë të interesuar për mesfushorin e londinezëve, Mateo Kovaçiç.

Kontrata e reprezentuesit kroat me ‘Blutë’ e Londrës skadon verën e vitit 2024, mirëpo, lojtari thuhet se është i etur për të bërë një tjetër hap në karrierën e tij.

‘Qytetarët’ janë duke e monitoruar situatën e ish-lojtarit të Real Madridit, të cilin do të provojnë të transferojnë gjatë kësaj verë, edhe pse Kovaçiç po vëzhgohet edhe nga disa klube tjera evropiane.