Gazetarët afganë vizituan RTK-në
BKT
Lajme

Gazetarët afganë vizituan RTK-në

RTKlive

Gazetarët afganë, Amina Omid, Ahmad Shaker Sangi, Nimatullah Gholami, Rafiullah Nikzad dhe Nadia Gulabzada, sot kanë vizituar hapësirat e Radio Televizionit të Kosovës.

Kolegët afganë gjatë kësaj vizite janë takuar me Drejtorin e Përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekaj, Udhëheqësen e Departamentit për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Komunikim, Gentiana Begolli Pustina, u.d kryeredaktoren Meneta Zekaj, redaktorë dhe gazetarë.

Ahmetxhekaj ia rikonfirmoi AGK-së se hapësirat dhe mjetet e punës së RTK-së, janë në dispozicion për gazetarët afganë dhe ukrainas sa herë që ata të kenë nevojë.

Kolegët afganë në këtë takim ishin të shoqëruar nga Drejtorja Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi Bojaj, dhe Zyrtarja për Komunikim, Rabije Hyseni.

Gazetarët afganë janë strehuar në Kosovë në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo”, i cili është iniciuar nga “European Centre for Press and Media Freedom ECPMF”, e mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës, iniciativa Hannah Arendt dhe implementohet nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK.


MË SHUME NGA Lajme