Kurti e Kovaçevski diskutojnë për projektin e rrugës Prizren-Tetovë
BKT
Lajme

Kurti e Kovaçevski diskutojnë për projektin e rrugës Prizren-Tetovë

E. Hoti/ RTKlive

Gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik në Shkup, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski zhvilluan një takim bilateral.

Ata diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve dhe projektet e përbashkëta.

"Rritja e efikasitetit të kalimit të kufirit për qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në drejtim të njëra-tjetrës dhe projekti i rrugës Prizren-Tetovë ishin dy prej çështjeve me theks të veçantë", thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Në takim u trajtua edhe mundësia e organizimit të një forumi të përbashkët të biznesit.


MË SHUME NGA Lajme