18:16 / 01.03.2023
Kurti takon Abazoviq, flasin për thellimin e bashkëpunimit ekonomik
E. H/ RTKlive
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Sipas Zyrës së Kryeministrit, në këtë takim, që u zhvillua në margjinat e Forumit Ekonomik në Shkup, kryeministri Kurti dhe kryeministri në detyrë Abazoviq, folën për projektet e përbashkëta dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik.
“Në veçanti, u diskutua për projektet infrastrukturore me interes për të dy vendet si ajo e rrugës Pejë-Rozhajë dhe rrugës Deçan-Plavë, që afrojnë edhe më shumë qytetarët dhe ekonomitë e Kosovës dhe Malit të Zi”, thuhet në njoftim.























