22:42 / 01.03.2023
Te Bayern Munich planifikohet bashkëpunim i gjatë me Nagelsmann
Uran Krasniqi / RTKLive
Bayern Munich po planifikon për një bashkëpunim të gjatë me trajnerin, Julian Nagelsmann, ka thënë presidenti i klubit, Herbert Hainer.
"Ai ofron për ekipin. Ne po planifikojmë për një të ardhme të gjatë me të", ka thënë Hainer.
Ai ka folur edhe për rivalitetin e madh të këtij sezoni mes bavarezëve, Borussia Dortmundit dhe Unionit të Berlinit.
"E gjithë Gjermania donte një garë më emocionuese në Bundesligë. Ne sigurisht që e kemi atë tani. unë jam shumë optimist. Ne jemi në krye të tabelës. Lojtarët me të cilët flas më thonë se sa të etur janë. Ata duan të bëjnë më mirë se vitin e kaluar", ka thënë presidenti bavarez.























