Messi i dhuroi “iPhone 14” të artë bashkëlojtarëve dhe trajnerëve të kombët
BKT
Sport

Messi i dhuroi “iPhone 14” të artë bashkëlojtarëve dhe trajnerëve të kombët

B. H. / RTKlive

Më 18 dhjetor të vitit të kaluar, Argjentina fitoi titullin e tretë të Kupës së Botës.

Trofeu i fituar në Katar i lejoi Lionel Messit të fitonte çmimin e FIFA-s "The Best", në konkurrencë me Kylian Mbappe dhe Karim Benzema.

Me rastin e fitimit të titullit kampion, Messi i ka dhuruar të gjithë skuadrës celularët e veshur me ar “iPhone 14”.

“Ishte një nder të bëja 35 pajisje iPhone 14 të veshur me ar për Lionel Messin si dhuratë për shokët e tij dhe ekipin që ishin në Katar dhe fituan Kupën e Botës”, tha Benjamin Lyons, kryeshef i kompanisë “iDesign Gold”.

Telefonat janë ari 24 karat dhe çdo telefon është i gdhendur me emrin e lojtarit, numrin e fanellës dhe stemën e Federatës së Futbollit të Argjentinës. Messi ka paguar 210 mijë euro për dhuratat.