Istrefi: Marrëveshja ka elemente të pranimit de-jure të shtetësisë
RTKlive
Kushtrim Istrefi, asistent profesor i në Universitetin e Utrehtit në Holandë për të drejtat e njeriut dhe anëtar i Komisionit të Venedikut, tha se Marrëveshja e re Kosovë-Serbi përmban elemente të rëndësishme të pranimit de-jure të shtetësisë së Kosovës nga ana e Serbisë.
“Përkundër që në preambulë të marrëveshjes palët kontraktuese tregojnë për pikëpamje të ndryshme që kanë për statusin, në pjesën operative të Marrëveshjes, Serbia ia pranon Kosovës të gjitha atributet e shtetit të pavarur. E drejta ndërkombëtare funksionon në bazë të asaj që quhet action-reaction paradigm (pra si vepron kur kërkohet veprim) dhe jo në shprehje të pikëpamjeve (aq me tepër të artikuluara në preambulë)”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.
Sipas tij Nenet 1-3 tregojnë që kjo marrëveshje rregullohet me norma të së drejtës ndërkombëtare (kjo për herë të parë në marrëveshjet Kosovë-Serbi) dhe referimi në Kartën e OKB-së për barazi mes subjekteve, respektim të integritetit territorial etj, janë tejet domethënëse”, tha ai.
“Megjithatë, për mua neni 4 është pika kulmore ku Serbia ndërkombëtarisht heq dorë nga Kosova si pjesë e saj duke u pajtuar se (a) janë dy subjekte të ndara në përfaqësim ndërkombëtar dhe (b) detyrimi që merr Serbia mos ta pengojë Kosovën në anëtarësim në të gjitha organizatat ndërkombëtare (kjo kur dihet mirëfilli që në një numër të organizatave ndërkombëtare, vetëm shtetet mund të jene anëtare)”, ka shkruar ai.
Duke shtuar se rrjedhimisht, pa marrë parasysh pikëpamjeve që Serbia mund t’i ketë, mos kundërshtimi i Kosovës nga Serbia në performimin e saj si subjekt i së drejtës ndërkombëtare nënkupton njohjen e shtetësisë së saj në heshtje. “Kjo në të drejtën ndërkombëtare quhet acquiescence”, tha ai.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në rastin PEDRA BRANCA/PULAU BATU PUTEH ka sqaruar.
























