22:55 / 02.03.2023
Barça me një këmbë në finale të Kupës së Mbretit
Uran Krasniqi / RTKLive
Barcelona ka bërë një hap drejt finales së "Copa del Rey". Kjo pasi ka shënuar fitore ndaj Real Madridit.
Dy rivalët e vjetër janë përballur në "Santiago Bernabeu" të enjten dhe katalanasit kanë triumfuar 0-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale për "Copa del Rey".
Ka qenë pjesa e parë ajo e cila e ka vulosur ndeshjen. Ishte Eder Militao që shënoi autogol në minutën e 27-të të ndeshjes.
"Mbretërit" shfaqën tendencë të rikthimit në lojë, por pa sukses.
Ndeshja e kthimit në “Camp Nou” do të zhvillohet më 5 prill.























