Kurti-Westerlund: U shqyrtua hapja e Odës Ekonomike Nordike në Kosovë
BKT
Lajme

Kurti-Westerlund: U shqyrtua hapja e Odës Ekonomike Nordike në Kosovë

M.Miftari/RTKlive

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, mirëpriti ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

Përmes një komunikate për medie, kryeministri Kurti dhe ambasadori Westerlund, ndër të tjera, folën edhe për takimin që kryeministri Kurti dhe ai i Suedisë, Ulf Kristersson, zhvilluan në Konferencën e Sigurisë, në Mynih. Takim të cilin kryeministri Kurti e vlerësoi si shumë pozitiv.
Më tej, ata biseduan për marrëdhëniet ekonomike ndërmjet dy vendeve, për nevojën dhe potencialin e rritjes së shkëmbimeve tregtare, dhe për mundësitë që Kosova ofron për investitorë të huaj në fushën e minierave.
Ambasadori Westerlund e njoftoi kryeministrin Kurti për interesimin e kompanive suedeze për të investuar në Kosovë dhe diskutuan rreth iniciativës për hapjen e Odes Ekonomike Nordike në Kosovë që do të kontribuonte në thellimin dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik, thuhet, mes tjerash, në komunikatë.


MË SHUME NGA Lajme