Marrëveshja Kosovë -Serbi, Morina:Implementimi pritet të nisë shumë shpejtë
BKT
Lajme

Marrëveshja Kosovë -Serbi, Morina:Implementimi pritet të nisë shumë shpejtë

N.Mekolli /RTKlive

Në takimin e së hënës në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, u pajtuan për ropozimin evropian - Marrëveshjen drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë.

Lidhur me këtë marrëveshje, Engjëllushë Morina, nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie Ndërkombëtare, në një bisedë përmes skype, në emisionin “InfoPlus” në RTK, tha se  takimi i 27 shkurtit në Bruksel, ende nuk e ka marrë mbështetjen e plotë të palëve edhe pse projekti evropian është pranuar. Por duhet ende punë, derisa të kompletohet kjo marrëveshje dhe të vjen deri te implementimi i saj.

Morina tha se SHBA-ja dhe përfaqësuesit e BE-së për dialog ishin mjaftë këmbëngulës në arritjen një marrëveshjeje, si dhe në themelimin e "Asociacionit...", sepse pati një ndërprerje, thuajse, të dialogut- prej vitit 2012 deri në 2022. Ndërmjetësuesit e dialogut, sipas saj, kanë thënë se marrëveshja e arritur në Bruksel nuk do ta cenojë rendin kushtetues të Kosovës.

“Me aq kam kuptua takimi i radhës, më 18 mars në Ohër, është takimi më i vështirë, më sfidues, por dhe më i rëndësishmi, sepse aty flitet konkretisht për pikat e marrëveshjes dhe afatet kohore të implementimit. Me aq sa kemi pa, afati i implementimit është shumë i shkurtë, flitet për një afat diku rreth 150 ditësh“, tha Morina. Sipas saj, nëse kjo arrihet, implementimi i këtij plani brenda këtij afati do të ishte një mrekulli.

Morina tha se Kosova është shkëputur nga Serbia kohë më parë, por ngjarjet në veri të vendit e kanë vështirësuar rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane dhe në strukturat euroatlantike. “Tani, pas kësaj marrëveshje, tejkalohet edhe problemi me 5 shtetet e BE-së që nuk e kishin njohur Kosovën dhe ato tani mund ta bëjnë këtë”, tha Morina.

 


MË SHUME NGA Lajme