Eric Maxim Choupo-Moting vazhdon kontratën me Bayernin
BKT
Sport

Eric Maxim Choupo-Moting vazhdon kontratën me Bayernin

Uran Krasniqi / RTKLive

Eric Maxim Choupo-Moting do të qëndrojë në Munchen edhe për një vit. Bayern Munchen ia ka zgjatur kontratën e sulmuesit tridhjetë e tre vjeçar deri më 30 qershor 2024.

Me pesëmbëdhjetë gola në njëzet e katër ndeshje këtë sezon, kamerunasi është aktualisht golashënuesi më i mirë në skuadrën e Julian Nagelsmann së bashku me Jamal Musiala.

Futbollisti është shprehur i kënaqur me rinovimin. 

"Padyshim që jam i kënaqur që mund ta ndihmoj ekipin kaq shumë. Shkoj shumë mirë me djemtë, ne punojmë shumë për qëllimet tona. Jam shumë i lumtur që do të qëndroj më gjatë dhe do të vazhdoj të argëtohem shumë me klubin. Këtu ndihem shumë si në shtëpinë time", ka thënë kamerunasi.

Ndërsa zyrtari i klubit, Hasan Salihamidzic, e ka vlerësuar vazhdimin e kontratës për lojtarin. 

“Jemi shumë të kënaqur që Eric Maxim Choupo-Moting do të qëndrojë me ne edhe për një vit. Choupo është një artist me top dhe ka performuar shumë mirë vitet e fundit. Ai na ndihmoi në gjysmën e parë të këtij sezoni për të mbushur boshllëkun që kishim për qendërsulmues", ka thënë ai.