Kurti flet me senatorin Murphy, temë diskutimi edhe marrëveshja me Serbinë
BKT
Lajme

Kurti flet me senatorin Murphy, temë diskutimi edhe marrëveshja me Serbinë

N.Mekolli /RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar, përmes telefonit, me senatorin amerikan, Chris Murphy.

Kurti, në një postim në Twitter, ka njoftuar se me senatorin Murphy folën për marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe për marrëveshjen e normalizimit me Serbinë.

 “Pata një telefonatë produktive me senatorin Chris Murphy, ku diskutuam marrëveshjen e normalizimit me Serbinë dhe renditjen e djeshme të Kosovës nga Instituti V-Dem, si vendi i parë në Ballkan në Indeksin e Demokracisë Zgjedhore 2023”, shkroi Kurti në Twitter.


MË SHUME NGA Lajme