Korenica: Kosova nuk është pronë e askujt
BKT
Lajme

Korenica: Kosova nuk është pronë e askujt

M.Miftari/RTKlive

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, sqaroi arsyen e mbajtjes së seancës së Kuvendit në ditën e djeshme dhe në orët e vona të natës, krejt kjo, sipas tij, për shkak se ishte çështje e rëndësishme për vendin.

Korenica përmendi disa çështje që janë me rëndësi e që janë arritur në atë marrëveshje, si: njohja e diplomave, njohja e simboleve, të pasaportave, etj. “Porse synimi i ynë është të arrijmë edhe njohjen e ndërsjellë, ashtu siç është përqendruar edhe dialogu që të ketë njohje në qendër, që ishte edhe zotim edhe i miqve tanë e që mbështesin edhe Serbinë në arritjen e marrëveshjes”, deklaroi ai në “Lajmet e fundit”,  në RTK.

Ai shprehu shpresën që përmes kësaj marrëveshjeje kornizë të arrihet njohja e ndërsjellë, "ndonëse është e vështirë".

Ndërkaq për kundërshtimin e marrëveshjes nga ana e Serbisë, deputeti Korenica theksoi se Serbia kundërshton çfarëdo lloj marrëveshjeje  që nuk i konvenon e që këto po i bën për konsum të brendshëm publik. “Ai, zatën, pati deklaruar që para nisjes në Bruksel, se nuk do ta nënshkruaj marrëveshjen, nëse nuk ka diçka konkrete për asociacionin, do të shkoj vetëm si vizitor”, sqaroi, mes tjerash, Korenica, derisa shtoi se pala kosovare do të përkrah çdo marrëveshje që është në interes të Kosovës.

“Pikat e dakorduara tashmë të marrëveshjes janë bazë e mirë për me rregullua  fqinjësi të mirë me fqiun tonë problematik, në të njëjtën kohë të përballemi e t’i tejkaolojmë problematikat e kaluara, por jo edhe t’i harrojmë”, deklaroi Korenica në "Lajmet e fundit".

Ai, më tej, shtoi se do të ketë përballje me dëmet që ka shkaktuar Serbia ndaj Kosovës, skundër është fjala për të pagjeturit, për dhunimet dhe të gjitha obligimet që do të rrjedhin gjatë dialogut.

Korenica sqaroi thënien e Vuçiqit, i cili pati thënë se Serbia është në OKB e Kosova nuk është, që ka lënë të nënkuptohet se Kosova nuk është më pjesë e Serbisë e që, megjithatë, është e dëmshme, ngase po paralajmërohet se do të shkelin marrëveshjet edhe në të ardhmen, sikurse në të kaluarën, që do të duhej të ishte alarm për BE-në.

Korenica, mes tjerash, vuri në dukje se do të ketë presion në të dyja palët negociuese.

Lidhur me debatin nga ana e opozitës, Korenica vlerësoi se është i dëmshëm, sepse po krahasohet e kaluara dhe e sotmja.

“Deputetët të bëjnë argumentimin e pikave të marrëveshjes e jo të kalojnë në të kaluarën”, sqaroi Korenica.

Ai foli edhe për çështjen Kishës Ortodokse, për të cilin tha se në marrëveshje thuhet se duhet me u formalizua statusi i saj, teksa shtoi se në Ligjin për Liritë Fetare flitet edhe për statusin e Kishës Oertodokse.


MË SHUME NGA Lajme