Kurti bisedoi me senatorin amerikan Murphy për zbatimin e planit evropian
BKT
Lajme

Kurti bisedoi me senatorin amerikan Murphy për zbatimin e planit evropian

B. H. / RTKlive

Kryeministri Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me senatorin amerikan Chris Murphy. Me këtë rast u diskutua për marrëdhëniet miqësore dhe të veçanta midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ata theksuan progresin e vazhdueshëm demokratik të Kosovës, siç tregoi Indeksi i Demokracisë Elektorale 2023 të institutit V-Dem, ku Kosova renditet e para në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë bisedës u fol edhe për takimin e 27 shkurtit në Bruksel, nevojën për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe për gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të diskutuar për planin e zbatimit në kuadër të propozimit të BE-së, të mbështetur nga disa shtete anëtare si Gjermania, Franca, Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Takimi i radhës Kurti - Vuçiq, në kuadër të dialogut, do të mbahet më 18 mars në Ohër.


MË SHUME NGA Lajme