12:15 / 05.03.2023
PSG, 90 milionë euro për mbrojtësin e Barcelonës
F.Bytyqi/RTKLive
PSG është e gatshme të paguajë 90 milionë euro për mbrojtësin e Barcelonës, Ronald Araujo, raportojnë mediet spanjolle.
Kampionët në fuqi të Francës e vlerësojnë lartë mbrojtësin e katalonasve të cilin synojnë ta transferojnë në Paris gjatë kësaj verë.
Parisienët po kërkojnë ta forcojnë mbrojtjen e tyre me disa lojtarë të rinj për të zëvendësuar gradualisht Sergio Ramos dhe Marquinhos.
Araujo shihet si transferim ideal për të forcuar skuadrën e tyre për sezonin e ardhshëm.























