City ul çmimin për Silva-n, lojtari drejt Barcelonës
BKT
Sport

City ul çmimin për Silva-n, lojtari drejt Barcelonës

F.Bytyqi/RTKLive

Interesimi i Barcelonës për Bernardo Silvan tashmë nuk është një sekret.

‘Blaugranët’ prej kohësh janë të interesuar për transferimin e Silvas, madje, ata deri tani kanë dështuar dy herë të transerojnë asin e Cityt.

Megjithatë, klubi nga ‘Camp Nou’ ende nuk ka hequr dorë nga ylli i kampionëve në fuqi të Anglisë.

‘Diario SPORT’ të dielën shkruan së Man City është i gatshëm të lërë Silvën të largohet nga klubi gjatë kësaj verë, pasi ata kërkojnë të fitojnë para nga 28-vjeçari përpara se kontrata e tij të skadojë në qershor të vitit 2025.

‘Qytetarët’ madje janë të gatshëm të ulin çmimin e kërkuar nga 89 milionë në 65 milionë euro për ta bërë të mundshme transferimin e Silvas tek Barcelona.