13:25 / 05.03.2023
Barça e interesuar për Rabiot, lojtari kërkon 10 milionë euro në vit
F.Bytyqi/RTKLive
Barcelona raportohet se është e interesuar të nënshkruajë me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot, raporton ‘Fichajes’.
Reprezentuesi francez duket se në fund të këtij sezoni, do të largohet nga Torino për të bërë një tjetër hap në karrierën e tij.
27 vjeçari është duke u monitoruar nga disa klube evropiane, por tani në garë për ish-lojtarin e PSG-së, është futur edhe Barcelona.
Krerët e katalonasve, siç raportohet, do të provojnë që gjatë kësaj verë të transferojnë kamponin e botës, i cili thuhet se kërkon 10 milionë euro në vit.























