Liverpool-Man United, formacionet zyrtare të derbit të zjarrtë anglez
BKT
Sport

Liverpool-Man United, formacionet zyrtare të derbit të zjarrtë anglez

F.Bytyqi/RTKLive

Pas pak minutash do të nis kryederbi anglez i kësaj fundjave ndërmjet Liverpoolit dhe Manchester Unitedit, ndeshje kjo që luhet në kuadër të javës së 26-të të Premier Leagues.

Dy rivalët më të mëdhenj në ishull, do të përballen në ‘Anfield’, në një sfidë e cila pritet të sjellë një ndeshje dramatike, jo vetëm për shkak të rivaliteti që ekziston mes këtyre dy skuadrave, por edhe për faktin se pikët nga ky ballafaqim janë tejet të rëndësishme për të dy ekipet.

“Të Kuqtë” kanë 39 pikë në pozitën e gjashtë, ndërkohë “Djajtë e Kuq” kanë 49 pikë dhe renditen në vendin e tretë.

Tashmë të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare:

Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson, Fabinho, Henderson, Elliott, Salah, Nunez, Gakpo

Manchester United: De Gea, Martinez, Fernandes, Rashford, Fred, Casemiro, Varane, Dalot, Antony, Shaw, Weghorst.

Ndeshja Liverpool-United fillon në orën 17:30.