17:32 / 05.03.2023
Mirlind Daku shënon dygolësh në fitoren e Mura-s ndaj Mariborit
F.Bytyqi/RTKLive
Sulmuesi kosovar Mirlind Daku i është rikthyer golave në kampionatin slloven.
Ish-futbollisti i Ballkanit, ka shënuar dygolësh në fitoren e Mura-s kundër Mariborit (2-1).
Daku bëri paraqitje fantastike në duel me Mariborin, dhe tashmë kosovari shkon në kuotën e 13-të golave të realizuara në elitën slloven, vetëm një gol me pak se Vipotnik i Mariborit.
Daku është në garë me sulmuesin e Mariborit për çmimin e golashënuesit më të mirë në kampionatin slloven.























