Liverpool-i turpëron Unitedin, bën hapin e madh për ‘Champions’
BKT
Sport

Liverpool-i turpëron Unitedin, bën hapin e madh për ‘Champions’

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Pak kush ka besuar së Liverpooli do të mposht Manchester Unitedin, me rezultat 7-0 në ‘Anfield’, sfidë kjo e zhvilluar të dielën në kuadër të Premier Leagues.

Të përzgjedhurit e Jurgen Klopp tashmë duke se kanë gjetur formën më të mirë dhe në duel me ‘Djajtë e Kuq’ ishin dukshëm skuadër më e mirë.

‘The Reds’ morën tri pikë tejet të rëndësishme në garën për të siguruar një vend që çon në Ligën e Kampionëve.

Gakpo (43’, 50’), Nunez (47’, 76’) dhe Salah (66’, 84), shënuan nga dy gola derisa Firmino (88’), realizoi një gol për fitoren e madh të Liverpoolit, më thellën në historinë e këtyre dy klubeve.

Pas kësaj fitore, Liverpool ngjitët në vendin e pestë me 42 pikë, kurse, United renditet e treta me shtatë pikë më shumë.