Ngjarjet e datës 6 mars
RTKlive
Ngjarjet e datës 6 Mars 2023
Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, për të shënuar 10 vjetorin e themelimit të tij, hap ekspozitën me fotografi të aktiviteteve të ndryshme, që nga themelimi i UKZ-së e deri tani, e cila do të jetë e hapur. (Salla A01, ora 09:00)
Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së. (Prekaz, ora 10:00)
Shoqata Kosovare për Zhvillim dhe Inovacion – KADI publikon raportin hulumtues “Metodat e mësimdhënies në edukimin ligjor parauniversitar në Kosovë”. (Hotel Opera, Prishtinë, ora 10:00 – 12:00)
Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, për të shënuar 10 vjetorin e themelimit të tij, bën simulimin e një seance gjyqësore nga studentët e Fakultetit Juridik në mbikëqyrjen e stafit akademik. (Salla B01, ora 11:00)
Kuvendi i Kosovës mban seancë solemne për nder të “Epopesë së UÇK-së”. Merr pjesë dhe presidentja Osmani, e cila do të mbajë një fjalë.(Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)
Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”, shënon 10-vjetorin e themelimit të tij. (Salla e koncerteve të shkollës së muzikës “Prenk Jakova” , ora 12:00)
Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë shënon 10-vjetorin e themelimit, ku akademik Minir Dushi do të nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”. (Kampusi universitar, Mitrovicë, ora 13:00).
Kryeministri Albin Kurti merr pjesë në Akademinë Përkujtimore në shënim të 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. (Pallati i Rinisë, Prishtinëm ora 17:00)