Abdixhiku: Me rënien e familjes Jashari lindi përpjekja finale për liri
BKT
Lajme

Abdixhiku: Me rënien e familjes Jashari lindi përpjekja finale për liri

E. Hoti/ RTKlive

Mbi sakrificën e familjes Jashari qëndron edhe rrugëtimi jonë i ardhshëm për një shtet të barabartë mes vendeve evropiane. Kështu tha sot kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në nderim të 25 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Abdixhiku i shoqëruar nga bashkpartiakët e tij sot bëri homazhe në Prekaz. Ai tha se në përvjetorin e 25-të të Epopesë së UÇK-së, kujtojnë dhe nderojnë të gjithë të rënët e lirisë.

“Ne sot nderojmë 25 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, nderojmë datat 5, 6 dhe shtatë mars të vitit 1998 ku në këtë tempull të sotëm ranë heroikisht familja Jashari, komandanti legjendar Adem Jashari. Në këtë rënie të tyre lindi dhe përpjekja jonë finale për liri, për shtet dhe pavarësi”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku tha se kjo ditë duhet kujtuar gjithnjë në shenjë uniteti të brendshëm, por edhe si përpjekje të pashtershme të popullit tonë.

“Mbi sakrificën e Adem Jasharit dhe të familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës qëndron edhe rrugëtimi jonë i ardhshëm për një shtet të barabartë mes vendeve evropiane dhe ne këtë ditë duhet ta kujtojmë gjithnjë si shenjë uniteti të brendshëm, por edhe si përpjekje të pashtershme të popullit tonë”, ka thënë Abdixhiku.


MË SHUME NGA Lajme