Krasniqi: 5, 6 dhe 7 marsi shënojnë ditët e lindjes së lirisë së Kosovës
BKT
Foto: Memli Krasniqi/Facebook
Lajme

Krasniqi: 5, 6 dhe 7 marsi shënojnë ditët e lindjes së lirisë së Kosovës

M.Sh/RTKlive

Ditët e “Epopesë së UÇK-së” ndryshuan drejtimin e historisë tonë dhe njëkohësisht u shndërruan në ditët më të lavdishme të historisë kombëtare. Kështu ka deklaruar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, pas homazheve që ka bërë në Prekaz me bashkëpunëtorët e tij.

“Në Prekaz, më 1998, në kullat e familjes Jashari, u bënë bashkë qëndresa, sakrifica, dhembja, krenaria, atdhedashuria dhe heroizmi i rrallë, për të ndezur flakën e shenjtë të lirisë. Në tri ditët e heroizmit të pashoq të familjes Jashari, në altarin e lirisë ranë 59 dëshmorë, duke u bërë themel i shtetit tonë të lirë e të pavarur. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Krasniqi në rrjeti social Facebook.

Datat 5, 6 dhe 7 mars, siç ka thënë ai, shënojnë ditët e lindjes së lirisë së Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme