PSD: Këmba e Kurtit shkeli 205,000 nënshkrime
BKT
Lajme

PSD: Këmba e Kurtit shkeli 205,000 nënshkrime

M.Miftari/RTKlive

Peticioni i shtrirë sot para shkallëve të Qeverisë është rruga mbi të cilën ka shkelur Kurti me dakordimin e tij në Bruksel. Mbi këtë rrugë eci dhe u ngrit. Nga po e njëjta do të rrëzohet, sepse vullneti i shprehur kundër Asociacionit (2015) nuk e duron gjatë mohimin, thuhet në komunikatën e PSD-së.

 Partia Socialdemokrate ka reaguar përmes një aktiviteti sot në oborrin e Qeverisë së Kosovës, ku ndër të tjera, thuhet se kryeministri Kurti ka humbur legjitimitetin e tij politik.

Sipas kësaj partie, kryeministri Kurti ka ardhur në pushtet që të mos pranojë Asociacionin, e bëri pikërisht të kundërtën, derisa vlerësoi se kreu i Qeverisë veproi më shpejt se qeveritë e kaluara, duke i dhënë një tempo një procesi që ka destinacion Asociacionin.

“Marrëveshja e dakorduar në mes të Kurtit dhe Vuçiqit është dëm i përhershëm për shtetësinë dhe karakterin e saj unitar. Dobësimi i kufirit me Serbinë, heqja dorë nga njohja reciproke ndërmjet dy vendeve dhe pranimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe janë pjesët me të cilat Kurti, me të dyja këmbët e tij, ka shkelur mbi nënshkrimet e 205,000 qytetarëve që nënshkruan peticionin kundër marrëveshjes së Asociacionit. Dhe së dyti, po të njëjtin vullnet që erdhi nga zgjedhjet e fundit parlamentare të 14 shkurtit 2021”, thuhet në komunikatë.

Tutje, bëhet e ditur se kjo marrëveshje është jashtëzakonisht e dëmshme, sepse ka Asociacion e nuk ka njohje brenda. “Prandaj duhet ta kundërshtojmë fuqishëm. Aktiviteti ynë do të vazhdojë. Protestat janë domosdoshmëri. Organizim është përgjigja e vetme”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Partia Socialdemokrate.


MË SHUME NGA Lajme