Të mërkurën, me 8 mars hapet ekspozita kolektive ”ATO”
Sh.Gashi / RTKlive
Galeria Qahili dhe Shigi Studio do të hap ekspozitën kolektive “ATO” dhe diskutimin për Ditën Ndërkombëtare e Gruas, të mërkurën, me 8 mars 2023 duke filluar nga ora 18:30.
“Diskutimi me temën, "Ato: Perspektivat e tyre - roli i gruas në shoqëri dhe sfidat e përditshmërisë", do të mbahet nga Katharina Eghert, konsulente gjermane me specializim në studime gjinore, Leonida Molliqaj, drejtore ekzekutive në organizatën QIKA dhe Dodona Gashi e studios Ananda Yoga Prishtina (Yoga me Dodonën).
Ekspozita, e titulluar "Ato", është një ekspozitë kolektive e artistëve Arton Behrami, Avni Demiri, Laureta Hajrullahu, Luiza Thaqi, Lumturije Krasniqi, Renea Begolli, Yll Xhaferi, Yll Fetahaj. Artistët pjesëmarrës do të marrin pjesë me punimet e tyre të cilat në çfarëdo forme janë të ndikuara nga figura e gruas”, thuhet në njoftim .
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri me 16 mars 2023.