Van Dijk: Gakpo po mëson nga Firmino
Uran Krasniqi/RTKLive
Cody Gakpo te Liverpool po mëson nga Roberto Firmino, sipas bashkëlojtarit të tyre, Virgil Van Dijk.
Derisa Gakpo është i sapoardhur te Liverpool, Firmino ka informuar se do të largohet nga klubi kur kontrata e tij të përfundojë në fund të sezonit.
“Mendoj se pozicioni i një nëntëshe false është i Firmino-s. Është një pozicion shumë i vështirë për të luajtur, por ai mëson nga një prej më të mirëve çdo ditë, nga Firmino.Unë mendoj se ai do të bëjë mirë për këtë klub. Ai është një lojtar fantastik”, ka thënë Van Dijk.
Holandezi ka folur për ndikimin që braziliani ka pasur në suksesin e ekipit.
"Nuk mund të mohohet se sa i rëndësishëm ka qenë ai për suksesin që kemi pasur. Ka qenë kaq me ndikim dhe duhet të mbahet mend si një legjendë", ka thënë ai.























